Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAnila Toto-GRUA...

Anila Toto-GRUA…

GRUA…

Ç’të dhemb, grua,
Ç’e ke këtë buzëqeshje te vrarë, të hidhur
Kush të ka trembur, kush të ka sulmuar
Kush me ty është shtirur?


Ç’të tremb motër
Përse dukesh kaq e etur, kaq luftëtare
Kë do të bësh të lumtur në botë
E vetja s’të dhimbset fare?


Ç’të dhemb nënë, oh, e mira nënë
Të them se je ende grua e bukur
Në sytë e mi ti ndrin si ikonë
E sakrificës për të më bërë të lumtur.


Ç’të dhemb, vetja ime
E t’i mbyt sytë në dëshpërim?
Ja që jetojmë në një botë me zhgënjime
E luftojmë përditë të rrisim njerinë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT