Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritAnila Toto-Një natë me shi

Anila Toto-Një natë me shi

Po bie shi…
Një erë e çrregullt fryn gjithandej
pa asnjë drejtim,
pa asnjë anë.

Një zë në shpirt
nis e më flet
për dimrat
që pas lamë.

Dhe ne, si era
pa drejtim
me mijëra ide
në kokë
ngarkuar.

Nisim stuhitë
me shi e gjëmim
derisa të jemi
çliruar.

Pastaj vjen mëngjesi
i bardhë,
i paqtë
dhe i vërtetë.

Pas shiut,
nga dielli
do shpërthejnë
patjetër
lulet
plot ngjyra
e jetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT