Sunday, March 1, 2026
BallinaVitrina e libritAnila Toto-Qytet i florinjtë

Anila Toto-Qytet i florinjtë

Qytet i florinjtë

Një diell i florinjtë shpërthen çdo mëngjes
N’atë çast sikur zotat në tokë kanë ardhur.
Të varfërit ringjall dhe i mbush me shpresë
Dhe të pasurit i bën më të pasur.


Të deh magjia e këtij qytetit tim bregdetar
Gjithçka këtu ka tjetër shije, ka det, ka ajër.
Të varfërit në këtë qytet ndihen nismëtarë
Të pasurit edhe më të kamur.


Rreze të florinjta shpërthejnë çdo mëngjes
Sikur nga qielli të buronte paqja e dashuria.
Të varfërit thonë se ku ka diell, ka shpresë…
Të pasurit : Në djall pasuria ! 😍

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT