Saturday, December 6, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Ajo rrugicë

Anita Hoxha-Ajo rrugicë

Ajo rrugicë e lagjes, akoma më rri ndërmend,
Dhe fëmijët e vegjël, ato netët tona të kaltra…
Shtëpia ime e vogël, atje thellë, në të largëtin vend.
Mbushur me ëndrra të pafajshme, të bardha..!

E doja shtëpinë time, aq shumë…sa Zoti e di!
Atë, që dërrasat i kërcisnin, kur frynte erë
Mendimet e mia fluturojnë qiejve pa kufi
Sa do doja të kthehem, ta shoh edhe njëherë…!

Më kujtohet gardhi, ku zogjtë cicëronin…
Ato rrobat e andrruara, që thante nëna mbi të,
Sa herë yjeve, duke rëndur, pas i shkonim…
Sa herë zërit të erës, i bashkonim tonin zë !

Nuk kërkoj të njihem botës, si e madhe poete,
As revistat të shkruajnë për mua, si rast i rrallë..!
Kur mbyllë sytë, kthehem pulëbardhë mbi dete…
Për atë shtëpinë prindore, qaj me lotë e mall !

Të gjitha kujtimet rrijnë mbështetur në atë shtëpi…
Si mbështeten gjethet, në cepin e një muri
Do t’i thurë vargje malli, deri në perjetësi..!
Asaj rrugice me baltë e atij oxhaku, ku digjet druri…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Robert Frost

Poem by Lewis Carroll

Poem by D.H. Lawrence