Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-ATDHE JE DASHURI !

Anita Hoxha-ATDHE JE DASHURI !

Atdhe, o toka e të parëve të mi,
Shoh trupin tënd mbushur plagë,
Një dallëndyshe u kthye prapë te ti
Për të sjellë mallin e bijëve që i ke larg !
.
Atdhe, o toka e të parëve të mi,
Në prehërin tënd të lodhur, vendosë mbështes kokën,
Ndjehem e bukur, fëmijë..
Kthehem në pulëbardhë e shëtis botën !
.
Pse u bëmë kështu, Ç’mallkim ra mbi ne !
Pse s’mundemi të duhemi, siç duheshim dikur ?
Bukën me duart e njëri tjetrit hanim deri dje,
Sot, vritemi për një gardh, vritemi për një mur !
.
Ditëve njerëz që largohen, ku shkojnë vallë ?
Nënën e babanë lanë, ulur poshtë shkallëve…
Pastaj ju qanë shpirti e ju mbytë një mall,
Për tokën që mbetë djerrë, tokën e të parëve..!
.
Kur do të vij ajo, e bekuar ditë…A do vij ndonjeherë,
Më zëra fëmijësh të mbushen parqet!
Kur luledelet vajzat ti mbledhin çdo pranverë,
Kur dimrit tymi të mjegullojë oxhaqet !?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT