Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Falmë nënë

Anita Hoxha-Falmë nënë

U vonova nënë, avionin s’munda ta kap dot
Aeroportit, si fëmi, i erdha rrotull , duke qarë
Oiellit, sypërlotur, thirra me zë të fortë…
A ka një zog, mbi krah, të vi e tė më marrë !?


U vonova nënë, ti me shpirtin tënd po lufton
Ora e jetës, pa mëshirë, mbrapsh filloi numerimin
Mbi shtratin e vdekjes, me sy fëmijët kërkon
Dhimbja po ta fik buzëqeshjen dhe gëzimin !


Të lam nuse të re nënë,kur shkuam ne atëherė
Me gërshetin e gjatë, një nga një na pëcolle
Me nallanet e drunjta, kur u ndamë atë pranverë
Një trëndafil të bardhë, për secilin nga ne mbolle !


Sa vite shkuan nënë, e ti thoje s’mund të vij atje…
Në tokën tënde bir, , vetëm atje ke vlerë
Po mua sot pranë vetës, pranë shpirtit, nuk më ke !
Dhe as unë s’do të kem, për të gjithë vitet tjerë !


U vonova e gjallë dot s’të gjeta ty, o Zot !
E putha me lot shtratin e qava mbi rrobat tua…
Ah, nënë se ç’ndjeva, ta them me fjalë unë s’mundem dot
Pse të lam vetëm ,… pse shkuam n’dhe të huaj !?


U vonova nënë, duartë s’ti putha, s’të mbajta erë
Kam mbetur si një lis, erës dhe stuhisë, atje rrëzuar
Ah , të lutem, zgjohu e sërish në krah më merr…
Të ndihem fëmi i vogël ,si dukur prej teje llastuar !


U vonova nënë, n’shtëpinë e fundit stë përcolla
Vetën mallkova, pse në jetë u takuam , aq rrallë
Kujtimet e dhimbjen, mes lulesh ti solla
Me lot nė sy , falmė ,e ma bëj hallall !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT