Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Shtēpia e prindērve

Anita Hoxha-Shtēpia e prindērve

Shtēpia e prindērve

Në shtëpinë e prindërve kthehem përsëri,
Sot nuk jam e vogël, por nënë me dy fëmijë
Te dera rri e pres, por nuk ma hap njeri…
Hapa nuk dëgjohën, brënda është qetësi !


Zëra që nga larg, sjellë kjo natë me erë…
Ikën edhe prindërit bashk me të tjerë,
Në emigracion më iku gjithë shtëpia,
Ikën ditët tona, qanë larg fëmijëria !


Eh, shtëpi e vjetër, dikur zjarrë i ngrohtë…
Sot i ngjanë kështjellës me mure të ftohtë,
Ky është emigrimi, s’mundemi ti bëjmë ballë,
Qajmë si jetimi, por me prindër gjallë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT