Të vetmuarit
Rrugët u janë ba gjak
e makinat globyla te zeza
që levizin para syve te trishtuar.
Dita e re nuk është ditë e re
shprese kurrësesi
sikur dielli kur mbulohet me re
çdo gjë ne syt e tyre është gri
edhe ma zi.
Nata êshtë jorgani i hekurt
që peshon si plumb
mbi pëllumbat e shpirtit
që janë shëndrruar në sorra.
Asnjë stin nuk ua ndez zjarrin
në oxhakun e shpirtit
të mbushur me drunjë te coptuar merzie.
Syt i mbajn varur në dritaret e shtepive
për rreth
ku i vrasin kujtimet e femijeris
të një kohë që u duket e largët
po aq e largët sa dora e zotit.
