Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritArbana Arba-Frymë.

Arbana Arba-Frymë.

Ajo është aty.
Aty ka qenë dhe dje,
por veç sot është e lirë.
E ndiej,
në mëngjes herët tek nxitoj ,
të më mbështjellë,
ballë,sy ,fytyrë .
E ndiej,
Të lëvizë shpejt në kraharor,
të më shoqerojë ,
tek buzëqeshjen e flladuar fëmijës i dhuroj .
Ajo me buis ,
në shkelqimin tek veshen ata sy.
Ajo përkund rreshtat me shkronja,
mbi një thënie a poezi.
Ajo e dërguar rri e më dashuron,
mua pa frikë ,Njerinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT