Wednesday, December 24, 2025
BallinaVitrina e libritARBENISA ARBEN THAÇI-QYTETI I BEKUAR I RINISË

ARBENISA ARBEN THAÇI-QYTETI I BEKUAR I RINISË

QYTETI I BEKUAR I RINISË

(Kushtuar Prishtinës)

Nuk di nga të ia filloj vargut
Nga se të adhuroj shumë
Mendimet më janë fshehur
Por një gjë e di:
Ti je Qyteti që dhuron ura miqësie
Ti Kështjellë e dijes – dritare e jetës,
Margaritar,
Me Ty, drejtë kërkimit të shtigjeve të dritës.
Dhuron frymëzimimin.

Miliona dëshirash të ndrydhura i ruaj për TY
Tek Ti lindin gjërat më të bukura që i dua,
Edhe në terrin e natës, shëndrijtë,
Ti Bardhësi engjëllore,
Kënga për Ty të merr hov bashkë me rritën e fëmijëve
Që presin të të vijnë tek Ti,
Ti prekin Gurët e Historisë, skalitur n`Lapidar
Emrin të ta shkruajnë me ngjyrë Dielli.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT