Arbër Zeneli mund të jetë gati të largohet nga Elfsborgu gjatë merkatos dimërore.
“Disa burime të pavarura raportojnë se Zeneli ka marrë një ofertë të majme nga Al-Taawon në Arabinë Saudite, të cilën ai është i hapur ta pranojë. Klube po bisedojnë pas ofertës së bërë nga Al-Taawon”, raporton “Expressen”.
Arbër Zeneli u rikthye në mars 2024 tek Elfsborgu. Në atë kohë, ai kishte qenë duke luajtur në Turqi tek Adana Demirspor, dhe më parë kishte luajtur edhe në Francë te Stade Reims.
Dy vjet pas rikthimit, 30-vjeçari mund të jetë në rrugë daljeje.
Sipas “Expressen”, Al-Taawon në Arabinë Saudite dëshiron ta transferojë Zenelin këtë dimër dhe ka bërë një ofertë.
Ende mbetet për t’u parë nëse Elfsborgu do të arrijë një marrëveshje me klubin saudit, por klubet janë në bisedime konkrete.
Oferta personale ndaj Zenelit thuhet se është shumë e mirë, sipas të njëjtit medium.
Lojtari duket se është i hapur për këtë aventurë, dhe koha do të tregojë në çfarë drejtimi do të shkojnë bisedimet.
Afati kalimtar në Arabinë Saudite mbyllet më 1 shkurt, që do të thotë se ende ka disa ditë për përfundimin e negociatave. Al-Taawon aktualisht është i pesti në Saudi Pro League, pesë pikë pas Al-Nassrit të Cristiano Ronaldos, që renditet i treti./Front online/
