Mesfushori turk i Real Madridit, Arda Guler, ka thënë se ai dhe sulmuesi francez Kylian Mbappe po kuptohen shumë mirë te Real Madrid.
Turku po kalon një periudhë shumë të mirë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso. Pas pak minutave që kishte pasur sezonin e kaluar me Carlo Ancelotti, tani ai është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës.
Në një intervistë për gazetën franceze “L’Equipe”, Guler ka thënë se ka besim të plotë te trajneri i tij. “Kam plot besim në planet e Xabi Alonso. Nëse një ditë më thotë të luaj në portë, do të blej doreza”, është shprehur me humor lojtari.
Ai ka folur edhe për marrëdhënien e tij me sulmuesin francez, me të cilin po krijon një bashkëpunim shumë të mirë në fushë. “Cilësitë e Mbappe dhe të miat janë bërë për njëri-tjetrin. Kuptohemi shumë mirë, gjithçka shkon natyrshëm. Ndonjëherë flasim para ndeshjeve për disa lëvizje, por ka edhe raste kur mjafton një shikim për t’u kuptuar”, ka thënë ai.
Rtk live/
