Monday, February 23, 2026
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-PRELUDE PËR NJË GRUA

Arif Molliqi-PRELUDE PËR NJË GRUA

sa herë zgjohet nga shtrati
e shikon veten para pasqyrës
e zgjate qafen
i vënë vathet në vesh
pastaj parfumohet
shtiret për të ma tërheq vëmendjen


sa më gjatë që e shikoj
më bëhet mister pamja e saj
thua se nuk e kam pa asnjëherë
atë trup
atë qafë
atë gjoks…


s´ka faj miku im kur thotë
vetëm budallenjtë kanë imagjinatë
për diçka që mund ta shohin çdo ditë
pjesë- pjesë
me të gjitha format abstrakte


në emër të atit e të birit
e të shpirtit të shenjtë
gjithçka është prelude gruaje
për çdo ditë
për çdo çast
në vargun tim kasnec

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT