Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-SHESHI I TË MARRËVE

Arif Molliqi-SHESHI I TË MARRËVE

SHESHI I TË MARRËVE

1.
e pabesueshmja dhe marrëzia
shpesh takohen në një pikë
ky ves i vjetër po na përsëritet
se nuk mund t’i besosh vetvetes
kur flet me gojë të huaj
mbase gjarpri i shtëpisë
ta ka lidh gjuhën
2.
o Zot, na janë ngatërrua kohët
nga infektimi i kokave


s’ janë të sigurt as të vdekurit


në kohë paqeje
djajtë e kuq s’e harrojnë zanatin
ta përbirojnë lirinë
për birë të gjilpërës
për inat vetvetes


në sheshin e të marrëve
derisa foli krye-djalli
një i gjallë dhe një i vdekur vallëzuan bashkë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT