Kur të kem ikur unë
Qiellit në muzgje më kërko
Netëve të ikura pa kthim
Buzëqeshur si atëherë më
Kujto
*
Më pëlqente hëna gjysmake
Ndër yje na vështronte praruar
Në gjysmë eresirë na mbante
Fshehur
Në kurmet tona përqafuar
*
Larg kam ikur pa kthim
Por ti mos u trishto
Vesë e rënë vendit tim
Në rëpira shpatesh më kërko
*
Kur të zbresësh gurëve të zallit
Në pluhurin e rrugës që hesht
Tretur aty do të jem unë
Nën peshën e rëndë të mallit.