Monday, November 17, 2025
BallinaVitrina e libritARJANA FETAHU GABA-ERDHA NËNË ÇAMËRI

ARJANA FETAHU GABA-ERDHA NËNË ÇAMËRI

ERDHA NËNË ÇAMËRI

Erdha nënë Çameri, erdha,
Erdha unë, mbesa jote nga Shqipërija,
Erdha të shoh pak nurin tënd,
Erdha të shoh shtëpitë e mija.

Ullinjtë e plakur pa të zotët,
Janë ar e shkuar, përmbi ar,
Janë zilija e dushmanit,
Janë të gjitha, me gjak larë.

Ferrat kacavjerrë,dhe shkurret,
M’kanë zënë grykën e shtëpisë,
Aty ku gjyshi qante me ligje,
Kujtimet e tij, të vegjëlisë.

U ula pak, tek guri I portës,
Dy fjalë në heshtje,seç mi tha,
Bijë e kësaj toke, mirë se më erdhe,
Ti je rrenja, dhe jo “ata”.

Një pikë loti, padashur derdha
Kujtova stërgjyshen time, Fajkanë,
Qe vdiq pa e parë më Çamerinë,
Më të bukurin vatanë.

Ish ajo çitjane rënda,
Filaqotja shamibardhë,
Kur ti çoj lule tek varri,
Do ti them, nga larg kam ardhë.

Vajta i putha, pragun shtëpisë,
Lule manxuraje, mblodha,
T’u marrësh erë, e të çmallesh,
Nga Filati, për ty i solla.

Me këtë tokë kam lidhje gjaku,
Eshtë e bekuar nga perëndia,
Eshtë e jona dhe do të jetë,
Sa të jetë jeta, Çameria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Jorge Luis Borges 

Poem by Leonard Cohen

Poem by Gioconda Belli:

Poem by Armenida Qyqja