Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Kosovë dhe Çamëri

Arjana Fetahu Gaba-Kosovë dhe Çamëri

Kosovë dhe Çamëri
Atdheun na e ndanë armiqtë copa copa,
Por nga shpirti ynë askush s’na e shkul,
Se shqipja kurrë s’fshihet në gropa,
Asnjë e keqe s’na perkul

.
Dhe sërish dhimbje ndjen shqiponja,
Në trup ka plagë nga shekujt e shkuar,
Kërkon lirinë nga ëndrrat tona,
Si nuse çame zbukuruar

.
Kosovë, Çamërui pengu i motit,
Dhimbje qe ther dhe pikëllon,
Vështrime gjyshërish përmes lotit,
Që malli i ikjes i trazon

.
Kur do vijë vallë çasti i shumpritur,
T’ua ndreqim varret e harruar,
Lab, Kosovar, Çam emërndritur,
Të gjith rreth sofrës të bashkuar.


Me një sharki ti zgjojmë legjendat,
Një trup Kosovë dhe Çamëri,
Ashtu si Zoti krijoi botën,
Ashtu të bëjmë prapë Shqipëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT