Monday, February 9, 2026
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Mos ja shkel lulet Atdheut

Arjana Fetahu Gaba-Mos ja shkel lulet Atdheut

Mos ja shkel Atdheut lulet,
Buzëqeshjet mos ja ngri,
Se qan nëna tek përulet,
Ku shkojnë vallë bijtë e mi.

Këtu e kanë folenë shqiponjat,
Aty ku zoti ka urdhëruar,
Aty ku dielli pret të lind,
I paduruar.

Atdheu im, varr i babës,
Belbëzimi i fëmijës tim,
Pse nuk ndez zjarri në vatër,
Pse e drejta s’gjen më kthim.

Kur do ta shoh atë shkëlqim,
Të vetëtijë në trupin tënd,
Të mos lëngosh i sëmurë,
Se në palcë ashti më dhëmb
.
O Atdhe i bukuri im,
Qoftë i paudhë kush të tradhëton,
Historia e botës ka një rrëfim,
Një popull që s’fle vështirë se harron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT