Klithma fëmijësh çanë qiellin,
E bota u la nëpër në gjak
Bombat dhe minat shpërthenin ,
Si yjet e marra në natë.
Luftrat janë ambicja e njeriut të lig,
I miri është gjithmonë I pafat,
Nuk pyesin ato për barkun e nënës,
As për plakun që dergjet në shtrat.
A thua bota s’ka me shpirt,
Që çmëndet njeriu der në absurditet,
Në qiell pres të shoh trëndafila,
E jo “kuçedër”që vret.
Them se u drodh dhe bota nën dhe,
“Akoma atje lart paska të marrë”,
Këto me siguri janë fjalët që i thotë ,
Pushkini zemëruar Gëtes në varr.
Qelizës së botës në gjendet pak shpirt,
Nga ai shpirt që do të doja unë edhe ti,
Çohu do ti thosha të bëhemi bashkë,
Është turp të luftohet ende për liri.
Klithma fëmijësh zgjuan botën,
Më thuaj dhe ti e dëgjon,
Në qiell pres të shoh trëndafila,
Dhe jo të nënës zë që rënkon.