Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Në u gdhifsha I pafajë

Arjana Fetahu Gaba-Në u gdhifsha I pafajë

Më përkund moj verë e kuqe,
Më përkund vëmë në gjumë,
Më ke dehur aq sa munde,
Unë i etur aqë shumë.

Më përkund me psherëtima,
Këmbë butën ku ta gjej,
Gjinjtë që shuanin vetëtima,
Shterën dete e lumenj.

Ajo buzë tul zambaku,
Që më prekte me ofshamë,
Aty kisha gjithë merakun,
Shamë verë, për zotin shamë.

A jam unë a nuk jam unë,
Tallu verë e qesh me mua,
Nuk e di në prishe punë,
Nuk e di pse po të dua.

Po ma gjete zënë e saj,
Bëje t’më gjëmojë në kokë,
Në u gdhifsha I pafajë,
Për të do t’prishja një botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT