Monday, October 13, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-O FLAMUR JE SHQIPËRI

Arjana Fetahu Gaba-O FLAMUR JE SHQIPËRI

O flamur të kam në gjak,
Je betimi që marr hak,
Për Atdhe turrem në flakë,

Je në gjoksin tim i dlirë,
Si një lule bukur mbirë,
Me ty jam Shqiptar i ilirë.

O flamur je Shqipëri,
Je Kosovë, je Çamëri,
Je Atdhe, je dashuri!

Je fuqia e një sharkie,
Je buzëqeshja e një fëmije,
Rritur në ninullë lirie,

Të valvitesh mot më mot,
N’tokë të babës të jem zot,
Të mos shoh të nënës lot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT