Aty ku nuk je ti, është errësirë,
Si errësira e të verbërit
Pa shërim.
Është nga ato netët pa shkëndijë,
Që mbart trishtim.
Ku ajri është i thatë,
E asgjë s’pipëtin.
Ku nuk përmendem dot,
Oksigjen më mungon,
Në një asfiksi te plotë,
Që më mbyt,
Si zjarrmi në fyt.
Aty ku nuk je ti,
dëshira vdes,
Dhe kthehet në grinë e një kufome,
Të pa shpresë,
Dhe pse nuk dua.
Vetëm nëse vjen,
Nuk ikën thua,
Bota lind rrish në mua,
Në ato te thara lëndina,
Ti me qëndis valët,
Me ajrin që lëshojne puthjet.
Erën e detit, malit,
Nëpër skaje ylberesh,
Me dashurine mi sjell,
Rritet lulja që n’zemër time,
E gonxhet nis të çelë.
Eh,
nëse ikën pa kthim,
Le të thahen zemrat,
Si sytë pa agime.
E buzë pa puthje,
Le të kthehet shterp,
Në agoninë e saj,
Pa shpëtim,
Dhe nese….
Ky do të ishte ,
Fundi im.