E ndoqa një dëshirë, sikur pas një fluture,
Ndaj Zotit ju luta të çel zemrën time,
Endrrat shpesh më bëjnë të lumtur,
Dhe më fluturojnë ndër agime.
Vallzoja mes ngjyrave në ylberët e qiejve,
Me krahët plot trendafila të bardhë,
Tejdukshëm mëndafshi fustanit të kaltër,
Dhe mbi flokë ca margaritarë.
Shumë besoja se ekzistonte dikush,
Gdhëndur në mendjen time sikur Zot,
Ç’e do më kot veten gënjeja,
Për një ëndërr më kot.
Udhës time mund të shkoj dhe vetëm,
Sepse u lodha përkëdhelur dëshirave të mia,
Në s’është e vërtetë le të prishet,
Kjo ëndërr ku s’jeton dashuria.
