Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritARJOLA ZADRIMA: JAM GRUEJA E DASHNIVE TË MARRA

ARJOLA ZADRIMA: JAM GRUEJA E DASHNIVE TË MARRA

Jam grueja e dashnive të marra,
puthjeve të thella,
pasioneve të çmenduna.
Jam grueja që duhet me m’dashtë
e me m’drashtë
se jam ferr e parajsë bashkë.
Më shih e më njih,
jam pemë e lashtë
ngulun në kohë të vjetra,
as gjallë as vdekun nuk bahem tjetra.
Jam grueja që të shoh drejtë n’sy
e ti s’mundesh me m’pasë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT