Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritARJOLA ZADRIMA: M’QUEJNË EVË!

ARJOLA ZADRIMA: M’QUEJNË EVË!

M’quejnë Evë!
Kam lindë me kohë,
n’andrrën e qiellit
nën pushtetin e Zotit.

Ju kam besu duerve tueja
kur shpinën m’kanë ledhë,
verbnisht me epsh t’çmendun
ndër buzë kam tjerrë
hartën.
e të kam pa në sy.

Në këtë jetë të njoha ty
e shumë të tjerë,
që erdhën për një herë,
lëvizën pemë, male
yjet e hanën
për një dëshirë të rreshkun.

Unë kërkojsha parajsën
t’qiellës jo të tokës,
se bash brenda kësaj jete
jam kryqëzue në terrin e botës.

T’quejnë njeri
i lindun je, prej barkut të shenjtë
para gjinit tem lutesh
me psalme më zbutë,
e vërtik m’pushton
si heshtë, a dëshirë e pabesë
për një natë të gjallë
ku askush nuk pshton
pa u kallë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT