“A më dëgjon?”
Ej a më dëgjon
Po të pres,
Përdore të më marrësh,
E të ikim diku larg.
Të shkojmë atje,
Ku askush mos të përgjojë,
Të jemi vetëm ne,
Se shumë gjëra kam për të të thënë.
A më dëgjon
Sa herë të thërras,
Se për ty kam çdo ditë mall,
Më mungon të t’shoh sytë,
Tek të cilët kam gjetur frymë.
Dashuri a më dëgjon,
Ku je fshehur,
Kam kohë që po të kërkoj…
Pse nuk më përgjigjesh
Kush po të mban atje,
Atje ku, nga unë të largojnë.
Mos i dëgjo se çfarë thonë
Se prej meje askush dot s’të merr.
Më premto që do bëhesh më i fortë,
Zoti shumë shpejt gjërat do i rregullojë.
