Sunday, February 22, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--BUKUROSHJA E DURRËSIT-

Armenida Qyqja–BUKUROSHJA E DURRËSIT-

-BUKUROSHJA E DURRËSIT-

Me mijëra pyetje kam për ty,
Por ti për mua ke vetëm heshtje,
E përhumbur shekujve në ëndrra je,
Dhe e dashuruar gjer në përjetësi…


Dallgët ende vazhdojnë të përkundin,
Dhe pse prej kohësh banon në muzé,
Dhe dora që përjetësinë i dha nurit tënd,
Është mbi buzët, sytë, dhe flokët e butë.


Mbi ballin tënd rend koha plakë,
Dhe rreket që gurët të t’i zbehë,
Vraga dhimbjesh të le kripa e lotëve,
Por ti vazhdon ëndërron ende…


Nën shkulme dallgësh e zemërime zotash,
Sa herë u shemb dhe ra qyteti yt?
E prapë u ngrit vigan përmbi vdekjen,
Ashtu siç bëjnë vetëm heronjtë…


Me mijëra pyetje kam për ty,
Por ti për mua ke vetëm heshtje,
Mbi çdo gur të fle një puthje,
Dhe përmbi sy me mijëra vargje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT