-DEA-
Para meje shfaqesh kaq e bukur,
Me ballin e ndritur si perri,
Dy mijë vjet kaluan, por nuri s’tu shua,
Sa e madhe paska qenë e jotja dashuri…
Se veç dore e dashur mund të gdhendte kështu
Dhe fijet e flokut dallgë dredhur,
Me ëndrrat qendisur përjetësisht mbi qepalla,
Ti vazhdon jeton të ëmblën dashuri…
