Mbi buzët e mia ka mbetur ende
Shija e verës, përzier me puthje,
Nga poret, avujt të ngrohtë ngrenë,
Larg shpirtit ta dëbojnë dimrin…
“Të zëna” janë të tëra dhomat,
Nga dielli i stinës së pjekur
Dhe aromat e trupave tanë,
Shkrirë në një, pareshtur…
Me gishtat e akullt të vetmisë,
Le të trokasë diku gjetkë,
I pastrehë, në mes të janarit,
Unë jam kaq e zënë me ty…
