I vrava tashmë tërë djajtë,
S’ishin gjë tjetër veç hije,
Më kot kisha pritur kaq gjatë,
Një hero në ndihmë t’më vinte..
.
Në fakt, erdhe ti me një copëz diell
Dhe sytë me dritë m’i mbushe,
Forcën ndjeva brenda meje të rritej
Nga fjalë të thjeshta dashurie…
Ca vargje biblike më erdhën në mend,
Për mure të rëna nga tamburë,
Pas zemrës tënde mbështetur dëgjoj,
Himnin e paqes, së panjohur…
