Me gënjeshtra e vë veten në gjumë,
Me gënjeshtrën që do të takoj në një ëndërr,
Dhe veten e tund me mendimet për ty,
Nën shilarësen e thurrur me rrezet e hënës.
Gënjeshtër e ëmbël, dehje boshe,
Gjumë që tamam mbi mua nuk bie,
Endërr e trilluar gjysmë zgjuar,
Tek unë të sjell, tek sytë e përmalluar.
Me gënjeshtra e vë veten në gjumë,
Me gënjeshtrën që do të takoj në një ëndërr,
Në mendje më vjen Morfeu,
Me krahët hapur, në shtretër lulëkuqesh i shtrirë…
Gënjeshtër dhe ai, shpirti im,
Gënjeshtër…
