Sunday, March 15, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-HORIZONTEVE TË REJA

Armenida Qyqja-HORIZONTEVE TË REJA

Sytë e tu mbajnë mbërthyer vështrimin tim,
Të mos shoh tejposhtë humnerat,
Që dhimbjet dinë t’i hapin shpirtit,
Horizonte të reja më çelin iriset e kaltërt…


I besoj atyre dhe duarve,
Që mbajnë duart dhe zemrën time,
Zërit të mëndafshtë,
“Ja dhe pak, do ja dalim” më thotë…


Dashuri, merrmë përdore, udhëhiqna!
Më mirë se ty, askush s’e di,
Sesi kapërcehet mbi plagë vetvetja,
Ti je unë dhe unë jam ti…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT