Ti më sheh në dritë syrit
E unë, ndiej jetën tek krijohet çast më çast,
Nga mijëra embrione të reja,
Lindur foleve, të sinapseve të ndezura…
Me duar ma merr pranë fytyrën,
Dhe tashmë bebzet e fryra
S’ta fshehin dot ringjalljen,
Gëzueshëm të rrëfejnë gjithçka…
Ti më do, ashtu si unë të dua!
Kaq! Vetëm kaq më mjafton,
Per t’i çelur prapë të tërë filizat,
Që buisin gjithkund, në mua…
