Drejt teje rend i arratisuri im,
E unë pas tij në gjurmim,
Zbardhet nata gjithnjë në rendje,
Unë pas tij e ai pas teje…
Gishtin ngre ti me qortim,
Mëngjeseve kur më sheh pa grim,
Si të t’i fsheh poshtë syrit tim,
Rrugët e nxira pa ty në kthim?!
Ja, po ta lë ty i dashur, kape,
Pas qerpikëve të mi dënoje!
Aty qëndro pastaj, bëj roje,
Me mua rri, trup e mëndje…
