Ora s’tregon asnjëherë të vërtetën,
Ajo s’mund ta masë kurrë drejtë
Kohën që kalon nga rrahja në rrahje
Brenda zemrës mallmbushur..
.
Ja, më thuaj ti me se matet
Kjo hapësirë nga fryma në frymë,
Kur dhe sytë me ty s’ngopen
Dhe veç vetëtijnë, pa derdhur lot…
Ora…ora është aq sa ishte
Kur zemra flinte mbi zemër, e qetë,
Merrmë! Mos ki frikë
Syve t’ua prishësh gjumin e pazënë…
