Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--PËRMBYTMA BOTËN-

Armenida Qyqja–PËRMBYTMA BOTËN-

-PËRMBYTMA BOTËN-

Eja, përpara se botën ta përmbyt me fjalë,
Varg pas vargu, pas teje…
Thonë, se kur zemrat janë fare pranë,
S’kanë nevojë të flasin…


E di, vështirë ta besosh
Se mund tu mbyllen gojët poetëve,
Por ti eja ta vemë në provë,
Eja dhe mos ik, një herë të vetme


Buzëve të tua ua kam mësuar belbëzimet e mia,
E të miave heshtjen tënde të mekur,
Do të jesh ti ai që do ta përmbytësh botën,
Atë timen, tonën, brenda zemrës…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT