Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja-PO VIJ, THUAJ ZEMRËS-

Armenida Qyqja-PO VIJ, THUAJ ZEMRËS-

PO VIJ, THUAJ ZEMRËS-

Thuaji asaj pemës me gjethet e arta,
T’i mbaj edhe ca ditë, fort t’i shtrëngojë!
Dielli t’më ruaj një tufë rrezesh të zjarrta,
Se unë udhën kam marrë, po vij…


Po vij të marr tërë ç’ka është e imja,
Me qiell e bojra që lodrojnë sy më sy,
Dhe udhët vjeshtake, skuqur të tëra
Dhe puthjet që më presin zgjuar aty…


Po vij, thuaj erës që me mua s’matet
Mallin-uragan që para meje mbërrin,
Po vij thuaj zemrës sa herë ndalet,
Të ngrohtë të ma ruaj aty vendin tim…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT