-SA FRYMË TË KEM-
Në agun tënd të mjegullt
Është arratisur prapë frymëzimi im,
Maj gishtave, që me natë,
Zagushisë shterruese t’i jap frymë…
Më e çmendrua e të çmendurave jam!
Jam shitësja e zellshme e shpresave,
Lajmi i mirë është se s’dua gjë në këmbim,
Asgjë, veç buzeqeshjeve…
Hajt, mos u kurse bliji të tëra!
Do të bëhimi të dy të pasur,
Të betohem zemër, sa frymë të kem,
S’do t’na mbarohen kurrë të qeshurat…
