SHEKULLIT TË ÇMENDUR-
O shekull i çmendur me gjunjë të hekurta,
Që turravrapin drejt rrënimit s’e ndal,
S’ushqehet dot jeta nga gjinjtë e silikonta,
Që pazareve ja ofron ditë e natë…
Brenda zemres ngushtohen gjilpërat e orës,
Tani më tepër sesa kurrë,
Dy të çmendur që shkretojnë Europën
Dhe miljona sehirxhinjë në gjumë…
Vazhdo o shekull virtual, tiktoks,
Vazhdo turravrapin drejt rrënojës,
Nën hi e dëborë po mbulohet Ukraina,
Qytetet e saj, veç emra në harta…
