Ti do të ikësh nga sytë këmbët,
Ma thotë afshi që lëshon me çdo pore,
E njoh që larg erën e frustrimit,
Me shtet-ligjin e hekurt të vagabondëve…
Ti do të ikësh, pa kthim kësaj rradhe,
Larg e më larg, më larg se kurrë,
E njoh zemrimin mbi kupën e mbushur,
S’të vë faj e s’të them dot “mbahu bre burrë!”
Nga sytë këmbët, me vrap do të ikësh,
Ku të jetë, dhe prapa djellit ajo dreq parajsë!
E di dhe vetë që do të dhembë zemra,
Për gardhin e shembur, kumbullat e vjedhura..
