Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ky i fundit ka bërë të ditur se i dyshuari është gjetur me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.
Po është arrestuar i dyshuari në fshatin Zllakuqan të Klinës, ai është dërguar për mjekim në spitalin e Pejës dhe ende nuk është intervistuar”, ka thënë Graishta.
Graishta, orë më parë ka bërë të ditur se një nga dyshimet për këtë vrasje është për shkak të çështjes pronësore.
