Sunday, December 28, 2025
BallinaLajmeArrestohet një person në Serbi pasi kërcënoi ambasadorin amerikan me vrasje

Arrestohet një person në Serbi pasi kërcënoi ambasadorin amerikan me vrasje

Një person me iniciale S.B (50 vjeç)  është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan “Blic.rs”, trasnmeton Express.

I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”

I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare” ka thënë prokurori Stefanoviq./Express/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT