Arsenal mund të hyjë në garë për sigurimin e shërbimeve të Kylian Mbappes duke realizaur një nga transferimet më të mëdha në historinë e Premier Leagues.
Marrëveshja e francezit me Paris Saint-Germain përfundon në sezonin e ardhshëm dhe ai ka njoftuar se nuk do të bëjë zgjatje të qëndrimit të tij në Paris.
Është përmendur shumë një kalim i mundshëm i njëzet e katër vjeçarit te Real Madrid, gjë e cila nuk përjashtohet që të ndodhë në këtë afat nëse PSG zbret vlerën e çmimit të futbollistit.
Sipas “Football Transfers”, klubi anglez po mendon t’u nisë një ofertë përfaqësuesve të Mbappes, me synimin për ta blerë atë në vitin 2024.
Mbappe i ishte bashkuar PSG-së nga Monaco në vitin 2017, duke shënuar 212 gola në 260 ndeshje në të gjitha garat dhe duke përfunduar si golashënuesi më i mirë në Ligue 1 në secilin nga pesë sezonet e fundit.
