Thursday, January 22, 2026
BallinaSportArsenali është skuadër pretendente për titull në Premier Ligë

Arsenali është skuadër pretendente për titull në Premier Ligë

Topçinjtë’ po kalojnë në një formë fenomenale këtë edicion

Në 13 xhiro sa kanë zhvilluar gjithsej kanë marrë 11 fitore, një humbje dhe një barazim, duke qenë lider në Premier Ligë.

Përveç rezultateve pozitive, Arsenali po bind edhe me lojën që po zhvillojnë, pasi iu ka dalë ballë shumë skuadrave të mëdha në ligën angleze.

Së fundmi ‘Topçinjtë’ mposhtën edhe rivalin e qytetit, Chelsea.

Pas atij takimi foli trajneri i ekipit, Arteta, i cili e cilëson klubin e tij si pretendent për titull në ligën angleze, por nuk ka lënë pa komentuar edhe dominimin e Man City në Premier Ligë.

“Ne po konkurrojmë për titullin sot, por është e vështirë.

Vetëm shikoni në gjashtë vitet e fundit se çfarë ka bërë Manchester City. Me menaxherin më të mirë dhe ekipin më të mirë në botë, ata e kanë treguar atë vazhdimisht në çdo garë të vetme.

Duhet të jemi shumë, shumë të respektueshëm për këtë dhe po përmirësohemi si ekip, po konkurrojmë shumë më mirë dhe po marrim rezultate vërtet të mira, por kjo është një shfaqje e gjatë dhe e gjatë”.

Sezoni në ligën angleze është i gjatë, mbetet të shihet se cila skuadër do triumfojë në fund

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT