Friday, December 26, 2025
BallinaSportArsenali ruan pozitën e parë – mposht 2-1 Aston Villen

Arsenali ruan pozitën e parë – mposht 2-1 Aston Villen

Arsenali vazhdon të jetë lider i Premier League edhe pas xhiros së pestë në Premier League.
Londinezët nuk e patën edhe aq të lehtë ndaj skuadrës së Steven Gerrard e cila luftoi deri në fund të ndeshjes për një barazim.

Gjithsesi, vendasit ishin të vendosur për të triumfuar.

Fillimisht shënoi Gabriel Jesus në pjesën e parë, për t’u rikthyer me të dytën që prodhoi edhe dy gola,

Fillimisht shënoi Aston Villa me anë të Douglas Luiz, pas një goditjeje nga këndi.

I menjëhershëm ishte reagimi i Arsenalit që brenda një minuti rimori avantazhin me Gabriel Martinellin.

Arsenali deri më tani ka pesë fitore në po aq ndeshje, duke e kryesuar vetë tabelën në Premier League.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT