Pavarësisht të gjithave unë zgjodha të t’dua..
Në heshtje mbylla ndjenjat
E unë dashurinë ushqeja ç’do ditë
Mes turmave njerëzish të fshehja!
Unë zgjodha të t’dua në heshtje
Dhimbjen nuk e tregoja
Pas hekurave shtrengoja tungjatjetat
Dhe ty nuk doja të lëshoja!
Heshtja më e mira të t’doja
Askush nuk ma shikonte
Xheloze isha netëve pa ty
Ku natën flokët nuk mi trazoje!
Heshtje..heshtje dashuri e ndaluar
Kjo ndjenjë përvëluese e shpirtit
Si nuk pati kush fatin ta ndryshonte
Të thyente heshtjet e mëkatit!
