Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritArsinoi Zengo Kallco -Po largohem e malluar

Arsinoi Zengo Kallco -Po largohem e malluar

Po largohem… e malluar deri në palcë,
me hapat që më dridhen mbi kujtime,
zemra më mbetet pas, peng i fjalës,
që s’u tha kurrë në orët më sublime.
Po largohem, por shpirti nuk ikën,
ai endet ende në sytë e tu,
si hije nate që dritën e fikën,
por s’mëson kurrë si të thotë “harrohu”.
Mallin e mbaj si plagë të shenjtë,
që dhemb, por s’e shëroj dot,
se dashuria, kur është e vërtetë,
edhe në ikje… mbetet zot.
Po largohem pa zhurmë, pa faj,
me lotët fshehur nën buzëqeshje,
por zemra ime, ah zemra, s’di të ndaj
dashurinë nga kjo dhembje.
Nëse një ditë mungesa ime të flet,
dije: s’isha e fortë, por e sinqertë,
u largova… e malluar përjetë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT