Monday, January 26, 2026
BallinaVitrina e libritArtina Nrecaj-Kur kuptova jetën

Artina Nrecaj-Kur kuptova jetën

Kur kuptova jetën

Si fëmijë i lumtur në këtë botë erdha
si një qiell pa re
por me sa malltretime në këtë botë jetova
lumturinë e gëzimin,rrallë i përjetova.

Sa shpesh veten e lëndova
me mendime e fjalë të rreme
asnjëherë vetes si besova
për të këqijat që i kalova.

Me shumë dashuri të tjerëve iu fola
e ndaj vetes nuk bëra asgjë.
Nuk isha në gjendje të duaja veten
kur të tjerët më flisnin për jetën.

Kur nata më zinte jashtë
mbi mua rrezonte e bukura hanë
më qepej gjithmonë nga pas
sikur ta kisha nanë.

Gjatë ditës kur në pasqyrë veten shikoja
shihja ëndrra që mezi s’prisnin të realizoheshin
dhe ishin sytë,ata të mitë
që pa arsye kur shihnin veten përloteshin.

Me kohën gjeta kurajë
me lotët e syve të mi
dhe kur pak fillova të ngrihem
kuptova që kam rëndësi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT