Buzëqesh
Buzëqesh fytyrën moj ,
pse më rri dremitur .
Fare kjo fytyrë s’të shkon.
Kush të ka mërzitur ?
Buzën mbaje buzëqeshur,
se nuk të shkon mërzia.
Kjo fytyrë e këta dy sy,
bashkë janë mrekullia.
Buzëqesh e mos u ndal ,
përmbi lulet me ves,
Edhe pse lulet janë tharë,
ti qesh për çdo mëngjes
.
Se dikush e adhuron,
të t’shohë të buzëqeshur.
Ata sy që dritë të japin,
sot me lot ke veshur.
Me buzëqeshjen tënde,
flet sa e gjith bota,
Mos e mërzit veten tënde
për disa gjëra të kota.
Nëse bota do përmbyset,
e të gjitha do të shuhen,
Vetëm buzëqeshja jote,
kjo gjithmonë të duhet
Merri qiellit kaltësinë ,
e rrezet diellit në mëngjes
Nëse je në çdo errësirë,
mundohu e buzëqesh.
