Fluturat mos i prekni
Nëse e sheh diku një flutur ,
që udhëton mbi lulet bukur.
Mos guxo krahët të ja prekësh,
se fluturon ka për tu strukur
.
Do ik shumë larg në hapësir
atje ku ti nuk mundesh kurrë.
Me krahë të shkruar fluturim,
her mbi një lule her mbi një drurë.
Ti do të mbetesh në vetminë,
ashtu venitur e trishtuar.
Se flutura që të dha shoqërin ,
ti s’dite fare që ta ruash.
Se ajo fluturon mbi re ,
atje ku ti dëshiroje zemra .
Ti dëshpërohu zemër gur ,
por fluturat mos i prekësh kurrë.
Se bukurin e kan të rrallë,
me ngjyra-ngjyra ëmbël shkruar.
Aty ku gjejnë qetsi mbi lule,
nuk guxon kush për ti trazuar.
Nëse e don atë bukuri ,
mundesh nga larg për ta shijur.
Se fluturat ikën pa lën gjurmë,
e ti do ngelesh i vetmuar.
